Shënohet 118 vjetori i Republikës së Krushevës dhe 77 vjetori i mbledhjes së parë të ASNOMI-it

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, sot në Krushevë në Meçkin kamen, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës.

Manifestimi në organizim të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski filloi me përshëndetjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përshëndetjen e kalorësisë së Ilindenit të përcjellë dhe shoqëruar me kostume dhe vendosjen e luleve dhe verës në përmendoren Meçkin kamen, ku më pas vazhdoi programi kulturor – artistik kushtuar të dy Ilindeveve.

Manifestimi qendror i festës së madhe filloi me shfaqjen e himnit shtetëror nga ana e  operistes së parë, Vesna Gjinovska Ilkova, ku më pas vazhduan fjalimet nderuese kushtuar Ilindenin, të cilat i lexoi aktori Nikolla Ristanovski.  Në suaza të programit kulturor artistik shfaqje pati edhe Ansambli i këngëve dhe valleve „Tanec“, Ansambli shqiptar i këngëve dhe valleve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vllatko Stefanovski dhe orkestra e Armatës.

Paraprakisht, nderimet shetërore me rastin e Ditës së Republikës së Krushevës,  në organizim të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski filloi me  përkujtimin në faltoren Shën.Nikolla, vendosjen e luleve në varrin e Nikolla Karev, programit festiv para kompleksit të përmendores Makedonium dhe vendosjen e luleve në përmendoren e heronjve të Slivës.

Përndryshe, shënimin e sivjetëm të festës më të madhe shtetërore që përkon me përvjetore të rëndësishme: 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë dhe 20 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, filloi në Shkup, ku delegacioni parlamentar, në krye me kryetarin e Parlamentit  të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, vendosën lule në përmendoren e Metodija Antonov çento, asaj të kryesisë së ASNOM-it dhe Nikolla Karevit.

Programi i manifestimit shtetëror u mbajt dhe para qendërs memoriale ASNOM, në Pelince, në nder të Mbledhjes së parë të Kuvendit Antifashist për çlirimin popullor të Mqedonisë – ASNOM, ku kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, vendosi lule në përmendoren para qendërs memoriale.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе