U publikua konkursi për Çmimin vjetor 18 Maji – Dita ndërkombëtare e muzeve

од admin_kult

Shoqata Komiteti nacional maqedonas i Këshillit ndërkombëtar të muzeve (KNM ICOM),me qëllim për të inkurajuar,popullarizuar dhe afirmuar veprimtarinë e muzeut,shpalli konkurs për Çmimin vjetor 18 Maji – Ditën ndërkombëtare të muzeve,për arritje të veçanta në veprimtarinë e muzeut për vitin 2019 dhe 2020.

Materialet duhen të dorëzohen më së voni deri më 7 Maj të vitit 2021,përmes postës apo në mënyrë direkte në adresën: Shoqata KMN ICOM (IN Muze i Republikës së Maqedonisë Veriore),Rr. “Josif Mihajloviq” nr.7,1000 Shkup,ose përmes postës elektronike: icom_mnc@zahoo.com.Nga Shoqata KMN ICOM,informuan se për shkak të pandemisë KOVID-19 vitin e kaluar,çmimi këtë vit do të ndahet veçmas për vitin 2019 dhe vitin 2020.Çmimi ndahet për kategoritë e ndryshme si: muzeu i vitit,projekt muze i vitit,punonjës i vitit të muzeut dhe bashkëpunëtor i jashtëm i muzeut.

Projektet e dërguara të cilat konkurojnë duhet të përmbajnë emër,mbiemër të autorit dhe adresën ku jeton,emrin dhe adresën e institucionit,përshkrim i projektit,shtesë bashkangjitëse për projektin në formë të shtypur ose në atë elektronike.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе