Institucioni Nacional Biblioteka “Grigor Prliçev” nga Ohri,kyçet në kremtimin e vitit të Koneskit

од admin_kult

Në prag të 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit dhe të Drejës së Autorit,IN Biblioteka “Grigor Prliçev” nga Ohri dhe Shoqata për promovim të kulturës,sportit dhe arsimit “Qendra kulturore edukative rinore Sonata” nga Ohri,nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

Qëllimi është që përmes krijimit dhe zbatimit të një projekti të përbashkët “Të lexojmë,të shpjegojmë dhe të zbulojmë botëra të reja” të popullarizohen librat,autorët dhe leximi ndërmjet të rinjve,por edhe ndërmjet të gjithë dashamirëve të letërsisë.

Projekti do të zbatohet gjatë një viti.Aktivitetet do të zhvillohen online përmes internetit dhe rrjeteve sociale.Ideja është që një herë në muaj,të kemi një takim online,ku do të diskutohen tema në lidhje me letërsi,me një theks të veçantë tek autorët dhe librat maqedonase,në vitin në të cilin shënohet 100 vjetorin nga lindja e Blazhe Koneskit.

Kordinator i projektit nga “Sonata” është Sara Kovaçevska,ndërsa nga IN Biblioteka “Gligor Prliçev” është m-r.Milço Jovanovski.Në projekt do të jenë të përfshirë edhe anëtarë të tjerë të shoqatës dhe bibliotekistë nga Biblioteka e Ohrit.

Takimet online do të zhvillohen nën moton “Për shijet diskutohet”.Takimi i parë është caktuar për sot,të Enjten në ora 19:00 dhe i kushtohet jubileut të madh të 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit.

Ngjarja do të zhvillohet përmes aplikacionit “Zoom” dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Lidhja direkte për tu kyçur në ngjarjen është:

https://us04web.zoom.us/j/72777539103?pwd=Y0IzUWlDVXljMk9KdWtvbkJ3SHNjdz09

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе