“Nuk do të jetë fundi i botës” nga autori Adnan Lugoniq,në regji të Nina Nikoliq,është projekti më i ri i cili ka filluat të pregaditet në skenën e Teatrit Kombëtar Maqedonas.
Nga TKM informojnë se kjo dramë dhe kjo shfaqje merren me shkatërimin e botërave intime.
“Të tre personazhet (Darja Rizova si Masha,babai – Sasha Hanxhiq dhe Xhana Xhaniq në rolin e Ninës), nga kjo dramë nën lëkurë ata mbajnë shkatërimin e botës së tyre.Gjegjësisht,botën të cilën e kanë imagjinuar për veten e tyre,për të cilën kanë luftuar,të cilën e ndërtuan ose që kanë menduar se po i priste,dhe ata është dashur vetëm ti dalin zot…Të mbledhur nën çatinë e shtëpisë ku ndodhi shkatërimi i botës së tyre të përbashkët familjare,ata thyerjet e tyre individuale i zbulojnë me njëri tjetrin” shtuan nga TKM.
Kostumografe e shfaqjes është Ivana Karanfilovska – Ugurovska,ndërsa skenograf është Angel Petrovski.
Përzgjedhja e muzikës dhe përshtatja është e Oliver Mitkovski,në shfaqje gjithashtu përdoret edhe kompozimi “Magdalena” nga Dimitar Masevski,ndërsa si bashkëpunëtor për gjuhë maqedonase nënshkruhet Gjorgji Jolevski.
Projekti është në produksion të “Produksion Peripetija”ndërsa në koproduksion me Teatrin Kombëtar maqedonas dhe Teatrin e Luftës në Sarajevë – SARTR nga Sarajeva (Bosnjë dhe Hercegovinë).
“Meqenëse bëhet fjalë për projekt koproduksional midis ty tetarove,shfaqja do të ketë dy shfaqje premierë në të dy vendet.Premiera e parë do të luhet më 18 shtator në skenën e SARTR në Sarajevë,Bosnjë dhe Hercegovinë,ndërsa premiera e dytë është e paraparë në nëntor në skenën tonë në përputhje me masat e protokollit për mbrojtje nga KOVID-19-të”,shtuan nga TKM.