“Muzikë për 18 muzicientë’ nga Stiv Rajh mbrëmjen e sotme në Filarmoni

од admin_kult

Vepra antologjike e kompozitorit amerikan Stiv Rajh “Muzikë për 18 muzicientë” do të eksekutohet mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:00,nga Orkestra e Filarmonisë nën dirigjim të Paskal Galoa nga Franca.

Siç informojnë mga Filarmonia,kjo do të jetë interpretimi i parë i veprës muzikore më të njohur nga Rajh në Maqedoni.

E shkruar në frymën e minimalizmit muzikor,vepra është krijuar në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar,dhe është vepra më e interpretuar e Stiv Rajh.Vepra,në fakt është një cikël prej njëmbëdhjetë akordesh të ndryshme,të cilat funksionalisht nuk janë të lidhura dhe nuk takohen në asnjë sistem tonal tradicional.

Si një artist me shumë talente dhe mjeshtër i fagotit,një nga instrumentet më enigmatik frymor,Paskal Galoa është solist,muzicient orkestral dhe profesor i cili lë gjurmë me punën e tij si dirigjent.Motoja e tij si artist është se muzika si art meriton një vend më të mirë në shoqëri dhe për këtë arsyje ai e udhëheq konservatoriumin më të madh në zemër të Parisit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе