Në Podgoricë vazhdon prezantimi ndërkombëtar i shfaqjes “Tre motrat dhe Natasha P.”

од admin_kult

Shfaqja “Tre motrat dhe Natasha P.” nga Anton Çehov,në regji të Natasha Poplavska,mbrëmjen e nesërme më 10 shtator,do të shfaqet në Festivalin e Formave Alternative Ndërkombëtare (FIAT) në Podgoricë,Mal të Zi.

Kjo pjesëmarrje ndërkombëtare vazhdon pas shfaqjeve të suksesshme të shfaqjes në :Festivalin Internacional të Teatrit “Nishvil” në Nish,Serbi; Festivalin Internacional “Femart” në Prishtinë,Kosovë; Festivalin “Mlad Otvoren Teatar” në Shkup,të cilat u realizuan në kushte të pandemisë.

Shfaqja “Tre motrat dhe Natasha P.”,e cila është koproduksion i “Art media” dhe Operës dhe Baletit Nacional,është realizuar pak para pandemisë,dhe si premierë u shfaq në dhjetor të vitit 2019.Kjo vepër,në regji të Natasha Poplavska,ndjek dramën e “Tre motrave” të Çehov,me një fokus në personazhin e Natasha Prozorova,bashkëshortja e Andrej Prozov,vëllau i tre motrave:Olgës,Mashës dhe Irinës.

Muzika e shfaqjes është punuar nga muzicienti dhe kompozitori Ognen Anastasovski,dizajni është nga Emil Petrov,koreografia është bërë nga Olga Pango,ndërsa bashkëpunëtor është edhe Milço Aleksandroc,i cili është autor i dizajnit të ndriçimit.

Shfaqja dhe pjesëmarrja ndërkombëtare në Podogoricë realizohet me mbështetje nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе