Performim i muzicientëve maqedonas në Tiranë,nën organizim të Qendrës Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri

од admin_kult

Në organizim të Qendrës Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Tiranë dhe drejtorit Zlatko Origjansk,në bashkëpunim me Oliver Belopeta nga
Festivali i Xhazit në Shku,sot më (17.09.2021),para publikut në Tiranë,do të prezantohet grupi muzikor maqedonas “Chupa”.

Performimi është në kuadër të edicionit të 10-të jubilar të “Tirana Xhaz Festival”,i cili do të realizohet në disa qytete të Shqipërisë nga 10 shtatori deri më 10 tetor.
Përfaqësuesit maqedonas në Festival do të performojnë së bashku me Xhez kuartetin nga Holanda dhe nga Shqipëria.Në xhaz kuartetin “Chupa” anëtarë janë
muzicient të shquar maqedonas të xhazit:Oliver Josifovski në kontrabas,Slavço Kocev në bateri,Kiril Luzmanovski në saksofon dhe flautë dhe Filip Dimishkocski
në piano. Më parë,në Tiranë u prezantua trioja harkore maqedonase e femrave “Trinity Strings” e udhëhequr nga violinistja Irena Stojanovska.

Drejtori i Qendrës Kulturore Informative maqedonase në Tiranë,Zlatko Orixhanski,informoi për aktivitete e intensifikuara të Qendrës në periudhën e ardhshme.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе