Në sesionin e Komitetit për Trashëgimi Botërore,u pranua aplikimi për ndërtimin e kapaciteteve të Entit dhe Muzeut të Ohrit

од admin_kult

Komiteti për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s,në sesionin e tij të 44,të zhvilluar në Fuxhu,Kinë,sot pranoi aplikimin “Forcimi i kapaciteteve për menaxhim të trashëgimisë kulturore të Rajonit të Ohrit: Trajnim për zhvillim të bazave të të dhënave dhe platformës GIS për trashëgiminë e paluajtshme kulturore për Entin dhe Muzeun e Ohrit”.

Projekti i pranuar për ndërtim të kapaciteteve,në vlerë prej 55 mijë dollarë amerikanë,ka për qëllim ti përmirësojë njohuritë dhe aftësitë e personave profesional në Entin dhe Muzeun e Ohrit,në drejtim të aftësive GIS me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Aktivitetet trajnuese do të përqëndrohen në disa aspekte kryesore në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,siç janë: digjitalizimi duke përdorur teknika dhe teknologji bashkëkohore me procedura të standarizuara për invertarizimin e trashëgimisë kulturore,të cilat do të jenë kompatibile me sistemet ekzistuese të institucionit,si dhe me Regjistrin Nacional për Trashëgimi Kulturore.

Ajë që është në veçanti e rëndësishme është që me këtë projekt do të krijohet platforma GIS për trashëgiminë të paluajtshme kulturore në Rajonin e Ohrit edhe për përdorimin e saj.

Në projektin për ngritjen e kapaciteteve do të përfshihen edhe ekspertë nga institucione të tjera kombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë,të cilët janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në menaxhimin e trashëgimisë botërore.Për më tepër,në projektin i cili do të realizohet 18 muaj,është e paraparë të jenë të përfshirë edhe ekspertë nga R. e Shqipërisë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе