UNESCO shpalli Dllaboka Rekën në Mavrovë për Trashëgimi Botërore Natyrore

од admin_kult

Pylli i ahut që rritet në luginën e Dllaboka Rekës në masivin malor të Korabit në Mavrovë,është shënuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të natyrës së UNESCO-s,në sesionin e 44-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore i cili u zhvillua  online,nikoqir i së cilit ishte Republika Popullore e Kinës.

Vendodhja maqedonase u bë pjesë e dosjes “Pyjet e hershme dhe të lashta të ahut të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Evropës”,e cila aktualisht përfshin 18 vende nga Evropa.Pylli,i cili është pjesë i Parkut Nacional “Mavrovë”,pas Rajonit të Ohrit,i cili është shpallur për trashëgimi e përzier kulturore dhe natyrore,është e dytë e mirë natyrore nga vendi që u shënua në listën e UNESCO-s.Përndryshe,lokaliteti Dllaboka Reka,i cili karakterizohet me shumëllojshmëri të madhe biologjike me praninë e llojeve të shumta endemike të bimëve dhe kafshëve,gjendet në zonën e mbrojtjes së rreptë të Parkut Nacional të Mavrovës,dhe paraqet një shembull të jashtëzakonshëm të një kompleksi relativisht të pa dëmtuar,i cili paraqet një spektër të gjërë të procesit të përgjithshëm ekologjik të stendave të pastërta dhe të përziera të ahut evropian përmes gjendjeve të ndryshme ekologjike.

Në Listën e Trashëgimisë Botërore janë të shënuara edhe katër lokalitete të monumenteve të kulturës dhe një monument natyror: Kolonadat në Bolonjë,Itali; Veprat e arkitektit Jozhe Pleçnik në Lubjanë; Peisazhi nga pllakëzat  në Uellsin Veriperëndimor,Mbretërinë e Bashkuar; Petroglifet Liqenin e Onega dhe Detit të Bardhë,Federata Ruse; Parku Nacional “Ivindo” në Gabon.

Nga R. e Maqedonisë së Veriut edhe katër lokalitete janë në listën e pritjes: Arkeoastrom lokaliteti “Kokino”,shpella Slatinski Izvor,Markovi Kuli dhe kisha “Shën Gjorgji” në Kurbinovë,i nominuar në fund të vitit 2020.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе