Në Programin e “Verës së Ohrit” – koncert i duetit Roland – Bogdanoviq

од admin_kult

Në kuadër të edicionit të 61-të të Festivalit “Vera e Ohrit”,mbrëmjen e sotme më 13 korrik,me fillim në ora 21:00 në kishën “Shën Sofia”, do të zhvillojë koncert dueti Roland – Bogdanoviq,të cilin e përbëjnë violonçelistja Maja Bogdanoviq dhe violinisti Daniel Roland.Nga IN “Vera e Ohrit”,lajmëruan se violinisti holandezo-anglez Daniel Roland dhe violonçelistja serbo-franceze Maja Bogdanoviq i bashkojnë energjitë e tyre të pabesueshme në një partneritet të jashtëzakonshëm muzikor.

“Nga themelimi i duetit në vitin 2018,ata kanë perfomuar në festivale të shumta në Evropë,Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Amerikën Jugore, duke e përfituar publikun me pasionin e tyre,butësinë dhe programin e tyre avanturesk të koncepruar,si dhe me inovacionin e tyre dhe ndjesinë e mrekullueshme për plotësim reciprok dhe komunikim muzikor”,theksojnë organizatorët.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе