Para platosë së Operës dhe Baletit Kombëtar do të interpretohet opera “Aida”

од admin_kult

Në sheshin “Nënë Tereza”,para platosë së Operës dhe Baletit Kombëtar,sot më 31 maj me fillim në ora 20:30,do të interpretohet opera “Aida” nga Xhuzepe Verdi.Nga Opera dhe Baleti Kombëtar njoftojnë se për shkak të situatës me pandeminë dhe protokollet shoqëruese opera madhështore “Aida” është e konceptuar në një pamje tjetër,në një version të shkurtër të koncertit,me një përzgjedhje shumë të kujdesshme të orkestrës dhe fragmenteve të solistëve.

Dirigjent është Bisera Çadpovska,ndërsa regjisor është Dejan Proshev.Do të performojnë solistët: Blagica Pop Tomova,Zoran Sotirov,Daniela Djakova nga Bullgaria,Igor Durlovski,Vladimir Sazdovski,Marjan Jovanovski,Aleksandra Lazarevska – Vasilevska,korri dhe orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtar.Maestro i koncerit është Verica Lambevska,përgjegjës për dizajnin e ndriçimit është Milço Aleksandrov,ndërsa maestro të korrit janë Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Xhorxheska.Ngjarja do të zhvillohet sipas protokolleve të parapara me situatën momentale të shkaktuar nga pandemia KOVID-19-të për zhvillimin e ngjarjeve,të miratuara nga Komisioni për sëmundje infektive.Është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse.Nga Opera dhe Baleti Kombëtar,theksuan se në rast të motit të keq,është e mundur të ndryshohet data e interpertimit të operës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе