Muzikali i parë në IN Teatri “Komedi” – “Bolivud” në regji të Natasha Popllavska, mbrëmjen e sotme (29 nëntor) është mysafir në Festivalin Ndërkombëtar të Aktorit në Nikshiq të Malit të Zi.
Shfaqja jonë në mënyrë komike –farsike i referohet problemeve në shoqëritë tona postkomuniste dhe përmes këngës dhe lojës,me komente për gjendjet në të cilat kalojnë vendet në tranzicion, i përgjigjet me sukses realitetit në të cilin jetojmë.Prandaj, shfaqja “Bolivud” e bën të qeshë publikun duke vënë në dukje problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë, siç janë: koloplas i shtresës së mesme, pyetje për identitetin dhe kombin, pritshmëritë për një të nesërme më të mirë përmes premtimeve të rreme të ofruara nga elita politike dhe ajo e biznesit,që kërkojnë shpëtim jo nga vetja por nga dikush tjetër,e deri tek intoleranca e zakonshme njerëzore dhe shumë të meta të tjera të shoqërisë – thotë regjisorja Pavllovska.
Në shfaqje luajnë aktorët e Teatrit “Komedi” : Zhaklina Stefkovska, Atanas Atanasovski, Zhaklina Petrovska, Zharko Dimovski, Eva Skenderovska, Mia Kantarxhieva dhe Sergej Dimovski.Autor i tekstit është Maja Peleviq, muzika është e Ognen Anastasovski, koreografia dhe kostumografia janë të Natasha Pavllovska,skenografi adhe videoanimacioni janë të Emil Petrov, ndërsa dizajni i ndriqimi nga Milço Aleksandrov.
Muzikali “Bolivud” u shfaq premierë në nëntor të vitit 2019 në Teatrin “Komedi”, dhe pas një pauze për shkak të pandemisë ”Bolivud” u rikthye këtë muaj në skenën e Teatrit “Komedi” ku aty luhet regullisht.