Ekspozitë personale nga Igor Stanoeski

од admin_kult

Në Galerinë “KO-RA” mbrëmjen e nesërme (30 nëntor) me fillim në ora 19:00 do të hapet ekspozita personale “KRIZA 2” nga Igor Stanoeski.Në këtë ekspozitë Stanoeski do të prezantohet me 14 vepra të punuara në teknikën akuarel në pëlhurë, të krijuara në dy vitete fundit.

Artisti Stanoeski ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Klasën e Zharko Basheski.Referencat e para internacionale i mori në fushën e muzikës dhe projekteve audiovizuele,por më vonë theksi i punës së tij iu afrua mediave tradicionale të artit,si piktura dhe skulptura,përmes disa ekspozitave personale dhe grupore brenda dhe jashtë vendit.Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе