Enti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe muzeut në Strumicë,botoi doracakun për muze të specializuar për fëmijë “Udhëtim nëpër kohë” i pari i këtij lloji.
Qëllimi i publikimit të doracakut është që t’ju mundësojë popullatës më të re,që nga mosha më e hershme të njihen me konceptet themelore të veprimtarisë së muzeut.Autor i doracakut është Jasmina Pijanmanova,e cila disa vite punon si udhëzuese muzeu në Entin dhe Muzeun e Strumicës,në të cilin vizitorët më të shpeshtë janë fëmijët.Doracaku është shkruar në gjuhë të përshtatshme për femijë,me çka të gjitha gjetjet dhe materialet e muzeut dhe të trashëgimisë kulturore u bëhen më të kapshme.
Doracaku përbëhet prej disa koncepteve themelore si:çka është muzeu,çka don të thotë kurator,çka është arkeologjia,çka është etnologjia,do të thotë një shpjegim i koncepteve themelore me të cilat haset çdo fëmijë si në mësimdhënie,si dhe kur viziton muzeun.Shpjegohen pamjet e vendbanimeve të para në Strumicë,mënyra e varrimit,legjenda për origjinën e emrit të Strumicës dhe disa kuriozitete të tjera të qytetit.
Doracaku gjithashtu ka protagonistin hero,maçokun me një sy Marko.Ai është i cili i udhëzon fëmijët në të gjitha sekretet e së kaluarës dhe pasurinë e objekteve në ekspozitën e Muzeut të Strumicës.Interesant është vet fakti që protagonisti nuk është i paramenduar,por bëhet fjalë për një maçok të vërtetë i cili çdo dit vjen në muze dhe shoqërohet aty me punonjësit,por edhe me vizitorët.
Pos pjesës teorike,doracaku gjithashtu përmban edhe illustrime origjinale pas të cilave nënshkruhet ilustratorja Nadica Zlatkova-Mitevska.Projekti është realizuar në kuadër të programit vjetor të Entit dhe Muzeut në Strumicë.