Opera dhe Baleti Nacional ka donuar 162 maska mbrojtëse nga prodhimi i tyre për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, aksion i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Bashkëpunëtorët e tyre në punëtoritë e qepjes do të përgatisin edhe 1000 maska mbrojtëse të cilët në bashkëpunim me Shtabin e Krizës së Qeverisë, do t’i donojnë për ata të cilët kanë më së shumti nevojë. Në këtë mënyrë, Opera dhe Baleti Nacional edhe praktikisht kontribuon në luftën kundër pandemisë botërore të koronavirusit.
IN Teatri Popullor Manastir ka donuar treqind maska për punëtorët shëndetësor në Spitalin e Manastirit “Dr. Trifun Panovski”, të qepura nga rrobaqepësit e teatrit.