Me projeksion të filmit dokumentar “Forte” të regjisorit David Doneli nga programi i festivalit “Mbrëmjet e të drejtave të gruas”, sot më14 maj në ora 20:30,do të fillojë me punë kinemaja verore nën qiell të hapur “Verë e qetë”, e vendosur në oborrin e Kinotekës.
Në kuadër të festivalit “Mbrëmjet e të drejtave të gruas” do të shfaqen edhe filmat dokumentarë: ”Dita e gruas” nga Dolja Gavanski dhe “Ajo është bota adoleshente – në lidhje për seks,gënjeshtra dhe lojëra të fuqisë” nga Lin Glazier.Programi i kinemasë verore do të vazhdojë tradicionalisht me “Javën e filmit Italian”.
Në kuadër të edicionit veror të “Festivalit të Filmit në Shkup” do të pasojnë dy mbrëmje me projeksione të filmave,dhe më 26 maj do të zhvillohet ceremonia për ndarjen e çmimit vjetor të Kinotekës “Objektivi i Artë” – theksojnë nga Kinoteka,duke shtuar se fitues të çmimit ”Objektivi i Artë” këtë vit janë regjisori Kole Manev dhe montazhisti Spase Tasevski,të cilët përmes angazhimit të tyre profesional kontribuan në krijimin,zhvillimin,promovimin dhe popullarizimin e kinemasë maqedonase.
Kah fundi i muajit maj,fillon edicioni i 11-të i “Festivalit të Filmit Filozofik” i cili vazhdon edhe gjatë muajit qershor.Qershori,është muaji “I plotë si syri” me tituj filmash nga Java e filmit japonez,Java e filmit të ri gjerman,projeksione të restauruara të filmave digjital maqedonas “Verë e qetë” dhe “Frosin”,si dhe surpriza të tjera të këndshme.Nga Kinoteka theksojnë se biletaria do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 19:00 ndërsa projekcionet do të fillojnë në ora 20:00,dhe do të zhvillohen në përputhje të plotë me rekomandimet për mbrojtjen nga KOVID 19-të.