Ekspozitë e pikturave nga Kolonia Ndërkombëtare e Artit “Negotinë 2020” në Kumanovë

од admin_kult

Në sallën për ekspozita të Qendrës Kulturore “Trajko Prokopiev” në Kumanovë,sot më 14 maj,me fillim në ora 12:00,do të hapet ekspozitë e pikturave nga Kolonia Ndërkombëtare e Artit ”Negotinë 2020”.

Në ekspozitë do të jenë të prezentuara rreth tridhjetë piktura nga autorët pjesëmarrës të Kolonisë,dhe vizitorët do të kenë mundësi të njihen me më shumë detaje nga katalogu i shtypur i cili do të shpërndahet.

Kolonia Ndërkombëtare e Artit “Negotinë”, në dy vitet e kaluara zhvilloheshte në javën e fundit të qershorit,në kompleksin e manastirirt “Shën Gjorgji” në Negotinë.

Projekti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe nga Komuna e Negotinës,dhe është nën organizimin e institucionit komunal Muzeu i qytetit të Negotinës.

Ekspozita në Kumanovë do të jetë e hapur deri më 26 maj.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе