Ministria e Kulturës,për përdoruesit që lidhin kontratat për projektete të mbështetura në Konkursit Vjetor për vitin 2021,sqaron se në kontratat për pjesëmarrjen të Ministrisë së Kulturës në finansimin e projekteve me interes nacional në kulturë,është shtuar një detyrim i ri,përdoruesit do të duhet të hapin një llogari të veçantë të dedikuar përmes së cilës do të realizohen të gjitha transaksionet në lidhje me projektin e mbështetur.
Llogaria e dedikuar mundëson monitorim të saktë dhe ligjor,të përdorimit të mjeteve buxhetore dhe ka për qëllim llogaridhënien e përdoruesve në realizimin e projekteve.
Hapja e llogarisë së dedikuar është e detyrueshme vetëm për personat juridik,dhe jo për personat fizik të cilët janë përdorues të mjeteve buxhetore.
Ministria e Kulturës është e detyruar vazhdimisht të monitoroj zbatimin finansiar të secilit projekt të mbështetur në Konkurset vjetore,dhe të bën kontrollimin e mjeteve në mënyrë ligjore,dedikimin e mjeteve dhe përdorimin ekonomik të mjeteve.
Ministria e Kulturës shpreh bindje se definimi i detyrimeve në mënyrë më precize,në pjesën e monitorimit të transaksioneve,në pjesë të madhe do të mundësoj për realizimin më efikas të projekteve të mbështetura ne programin vjetor.