Ministria e Kulturës ndau mjete finansiare në vlerë prej 12 milion e 450 mijë denarë për realizimin e projekteve infrastrukturore të Institucionit Nacional, Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” nga Kumanova, nën ingirenca të së cilës janë ndërtesa e Qendrës për Kulturë dhe Teatri.
Këtë vit do të fillojë projekti për gazifikimin e ndërtesës së Institucionit Nacional- Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev”, për të cilën po pregaditet dokumentacioni për tender për fazën e parë, gjithashtu bëhet kontrollimi i sistemit egzistues. Njëkohësisht bëhet pregaditje për dokumentacionin e tenderit për fazën e parë për rikonstruimin e ndërtesës të Teatrit të Kumanovë, i cili është më i ndërlikuar dhe në të cilin janë të parapara më shumë faza. Rekonstruimi përfshin sanim të plotë dhe rekonstruim të tërë objektit, si dhe furnizimin e teknikës së re skenike. Për këtë projekt janë të miratuara mjete në vlerë prej dhjetë milion denarë për fazën e parë, e cila përfshin punimet e ndërtimit.
Me vlerë prej mbi pesë milion denarë, Ministria e Kulturës mbështeti 22 projekte nga veprimtaria e letërsisë dhe botimit, artet vizuele, arkitekturë dhe dizajn, veprimtaria e muzikës dhe muzikës-skenike, veprimtarisë së dramës dhe veprimtarisë së folklorit.