Ministrja e kulturës Irena Stefoska u takua me ambasadorin sllovak Markush

од admin_kult

Bashkëpunimi aktualnë sferën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës Sllovake ishte tema kryesore e diskutimeve,në takimin që u zhvillua sot ndërmjet ministres së kulturës Irena Stefoska dhe ambasadorit sllovak në vendin tonë Henrik Markush.

Në takim,ministrja Stefoska dhe ambasadori Markush ranë dakord se ndërmjet dy vendeve ekziston një nivel solid i bashkëpunimit në sferën e kulturës,dhe u diskutua për aktivitetet konkrete për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të caktuara.

Ministrja Stefoska theksoi bashkëpunimin në sferën e veprimtarisë letrare dhe pjesëmarjen e rregullt të poetëve sllovakë në manifestimin poetik “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”.Në veçanti u theksua bashkëpunimi i suksesshëm në kuadër të anëtarësimit në fondacionin ndërkombëtar “Forumi i Kulturave Sllave” ndërsa nga aktivitetet e përbashkëta u veçua kremtimi i 24 Majit – Dita e iluministëve sllavë Shën Kirili dhe Metodi.

Bashkëbiseduesit shprehën pritjet që marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi në sferën e kulturës,ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet me dinamikë edhe më të madhe në periudhën e ardhshme.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе