Kremtimi i Blaze Koneskit i mbajtur në Paris u publikua në ueb faqen zyrtare të UNESKO-s

од admin_kult

Artikulli për kremtimin e 100 vjetorit nga lindja e Blaze Koneskit,jubile i cili është i shënuar në kalendarin e përvjetorëve të rëndësishëm të mbështetura nga UNESKO,është publikuar në ueb faqen zyrtare të kësaj Organizate prestigjioze për arsim,shkencë dhe kulturë pranë Kombeve të Bashkuara.

Artikulli,i publikuar në gjuhën angleze edhe në gjuhën frenge mund të ndiqet në lidhjet e mëposhtme: https://bit.ly/2PpNSfg,  https://bit.ly/3lPDf1i

Në ceremoninë e mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Poezisë,gjithashtu ishin shpallur edhe fituesit e çmimeve të manifestimit poetik me renome “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” fituesit e “Kurora e Artë” dhe “Urat e Strugës”, çmim për libër me poezi debutuese.

Gjithashtu,në ueb faqen zyrtare të UNESKO-s,përpos logos për kremtimin jubilar të 100 vjetorit të lindjes së Blazhe Koneskit,u publikua edhe jubileu i 50 vjetorit të vdekjes së Paraskeva Qiriazi.

Postimet mund të ndiqen në lidhjet e mëposhtme: https://en.unesco.org/commemorations,https://fr.unesco.org/commemorations.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе