Meto Jovanovski fitues i çmimit për kontribut të veçantë në artin e filmit të “Kinenova”

од admin_kult

Teatri për mua është baza,ai është shumë i rëndësishëm.Por filmi është një magji me të cilën është vështirë të arrihet rezultat,për shkak të shumë faktorëve.Mirëpo,sipas meje,puna e vërtetë për aktorin është pikërisht teatri,sepse ai ka nevojë për një profesionist që do t’ia kushtoj gjithë jetën – tha sot aktori Meto Jovanovski,i cili është fitues i çmimit për kontribut të veçantë në artin e filmit në Festivalin Ndërkombëtar “Kinenova”.

Meto Jovanovski paraqitet në mbi 60-të tituj filmik dhe televiziv.Rolet e tij të paharuara janë në filmat:”Rruga më e gjatë”,”Pjesa maqedonase e ferrit”,”Kali i kuq”,”Para shiut”,”Tatuazh”,”Brigadë plumbi”.

Për arritjete e tij të aktrimit në teatër,film dhe televizion,ka fituar çmimet më të larta shtetërore si: “Shën Klimenti i Ohrit”,”11 Tetori”, dhe “13 Nëntori” por edhe “Maskën e artë” të MESS në Sarajevë,dhe disa Grand Prix në Nish.Në vitin 2010  u kurorëzua me çmimin “Petre Prliçko”.

Çmimi do ti ndahet Meto Jovanovskit mbrëmjen e nesërme,në hapjen e Festivalit,dhe më pas për nder të tij do të shfaqert filmi “Tatuazh”.

Përndryshe,këtë vit “Kinenova” përpos çmimit për Meto Jovanovskin,do të ndajë edhe dy çmime të tjera.

Çmimet për kontribut të veçantë në artin e filmit do tu ndahet aktorëve Sabina Ajrula – Tozija,dhe Lupço Todorovski – Upa- pas vdekjes.

Festivali këtë vit përsëri i  rikthehet kinemasë,më sakt nga data 27 deri më 31 tetor në kino “Milenium” dhe në “Kinmotekë”.Në nëntor vazhdon programi hibrid,gjegjësisht një pjesë e programit do të transmetohet në televizion.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе