Harfistja jonë më e njohur Mersiha Shukri,mbrëmjen e sotme me një koncert në Filarmoni do të shënojë 20 vite të krijimtarisë së saj.
Në program do të jenë të eksekutuara kompozime nga:Durand,Dusek,Glinka dhe Henson.Të ftuar do të jenë kolegët e saj të nderuar Elena Talevska në violinë dhe Paskal Krapovski në violonçelo.
Mr.Mersiha Shukri është e lindur në Shkup,ku dhe ka diplomuar në FAM në Shkup,në kalsën e prof.Lejla Urmanova-Rusi,si harfiste e parë e dilomuar në vendin tonë,ndërsa studimet master i ka përfunduar në Beograd.Është fituese e shumë çmimeve republikane dhe ndërkombëtare si solist dhe muzicient i muzikës kamertale.