Me ndarje të mirënjohjeve dhe ekspozitë të veprave të cilat artistët i krijuan pesë ditët e fundit,mbrëmë u shënua përfundimi i Kolonisë Ndërkombëtare të Artit “Gostivar 2021”.
Në ceremoninë,në Qendrën për Kulturë “ASNOM”, ishin të ekspozuara 23 pëlhura në disa teknika të pikturës.Që nga e mërkura e kaluar (23 qershor),tridhjetë artistë nga Maqedonia e Veriut,Libani,Kosova,Turqia,Shqipëria,Britania e Madhe,Korea e Jugut dhe Gjermania,krijuan në rrethinën e Gostivarit.
Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Kolonisë Ndërkombëtare të Artit,financiarisht u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gostivarit.