Mbrëmje letrare me shkrimtaren dhe përkthyesen Ana Bagrjana në Sofje

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje,sot (2 dhjetor), me fillim në ora 18:30 dë të mbahet “Mbrëmje letrare me shkrimtaren dhe përkthyesen Ana Bagrjana”.

Ana Bagrjana është poete, prozatore, dramaturge, përkthyese nga Ukraina.Për veprimtarinë e saj të pasur përkthyese, në të cilën janë të përfshirë disa tituj të autorëve maqedonas të përkthyera në gjuhën ukrainase, si dhe për veprimtarinë e saj shkruese, do të flasin kritiku letrar dhe botues i librave Plamen Totev dhe drejtori i QKI-së maqedonase në Sofje, dr. Sashko Nasev.

Vizitorët do të kenë mundësinë të dëgjojnë pjesë të veprave letrare bashkëkohore në tre gjuhë – gjuhë maqedonase, bullgare dhe ukrainase.Regjisori dhe aktori Gjorgi Georgiev – Antika, i cili është nga Republika e Maqedonisë së Veriut, por jeton dhe vepron në Bullgari, do të përkujdeset për pasurimin e interpretimit të teksteve të shkurta të përzgjedhura.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе