“Sunday Times” nga Londra,me vlerësim të shkëlqyeshëm për CD-në e re të Simon Trpçeskit

од admin_kult

“Botim i jashtëzakonshëm” e vlerësoi “Sunday times” kompakt diskun më të ri të pianistit maqedonas Simon Trpçeski,duke argumentuar përzgjedhjen e tyre për album të javës.Në këtë kompakt disk,i cili është botuar nga botuesi prestigjioz britanik “Lin Records”,Trpçeski performon së bashku me Filharmoninë Orkestrale Janaçek të Ostravës,Republika Çeke dhe dirigjentin e njohur Kristijan Maçelaur nga Romania,ndërsa interpretojnë programë veprash nga Shostakoviç.

Simon Trpçeski,periudhën që kaloi interpretoi në Strazburg dhe në Sofje,ndërsa repertoari i tij për muajin qershor përfshin shfaqje solistike me Filharmoninë e Shën Petersburgut dhe dirigjentin Nikolaj Alekseev në skenën e tyre amë,pastaj dhe dy koncerte me Orkestrën Simfonike të Rajonit të Asturias në Spanjë,si dhe koncertin përmbyllës të sezonit me Orkestrën Kamertale të Radios Rumune në Bukuresht,nën shkopin e drejtuesit kryesor aktual të Orkestrës së Filharmonisë të Maqedonisë,Gabriel Bebeshalea.

Në këtë koncert janë të ftuar lojtarët dhe stafi profesional i ekipit të reprezentacionit të futbollit të kombëtares së Maqedonisë,si mbështetës për shfaqjet e tyre historike në Kampionatin Evropian,të cilët Trpçeski do ti inkurajoj nga tribunat.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе