Poetja Liljana Pandeva është autore e poemës “Kapitenët”, e zgjedhur si më e mira në konkursin për çmimin “Grigor Përliçev” për vitin 2020, i cili ndahet çdo vit në nder të poetit dhe rilindasit të njohur të Ohrit.
Çmimi do t’i dorëzohet manifestimit “Predikimet e Përliçevit” që mbahet çdo vit në fillim të shkurtit për të shënuar përvjetorin e vdekjes së poetit të madh i cili vdiq më 4 shkurt 1893. Përliçev para një shekull e gjysmë ishte kurorëzua me një kurorë dafine në Athinë për poemën e tij “Shërbëtori”.
“Predikimet e Përliçevit” mbahen nën organizim të Qendrës për Kulturë dhe Bibliotekë në Ohër që mbajnë emrin e tij, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë.
Liljana Pandeva autore e disa veprave, ne mes së cilëve “Shfaqje me një akt të Vitit të Ri”, drama për fëmijë në vargje, përmbledhjen me poezi “Dashuria nga A në Zh dhe anasjelltas”, përmbledhje e tregimeve “Trenat e Lucernit”, “Kolonat e zyrave”, “Të klasifikuara”, romanet “Nga agjenda e Kalina Kalin”, “Ditari i një dashurie”, “Gjidhënësja”, fituese e çmimit “Stale Popov” të SHSHM-ës, “Dy Krishtlindje”, si dhe një numër më të madh të punimeve shkencore nga fushën e studimeve maqedonase dhe kritikës letrare. Punimet e saj janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.