“Kujtime të ndërthurura” – ekspozitë e skulpturave nga prof. D-r. Slobodan Milosheski

од admin_kult

Në galerinë e Qendrës Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Sofje,nesër më 20 gusht me fillim në ora 18:00 do të jetë e hapur ekspozita “Kujtime të ndërthurura” nga autori Slobodan Milosheski.Ekspozita përbëhet nga vepra në format të vogël të krijuara në teknika dhe materiale të ndryshme.Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 gusht.

Slobodan Milosheski është i lindur në Ohër në vitin 1977.Në vitin 2009 diplomoi në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup në departamentin e skulpturës,ndërsa ka magjistruar në po të njëjtin fakultet në vitin 2011.Në vitin 2018 ka doktoruar në Akademinë Nacionale të Arteve në Sofje,R. e Bullgarisë pranë katedrës së Skulpturës.Deri më tani ka realizuar 24 ekspozita vetanake,ndërsa ka marrë pjesë në më shumë se 70 ekspozita në grupe brenda dhe jashtë vendit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе