Rikonstruohet Teatri në Kumanovë

од admin_kult

Rikonstruktimi i Teatrit të Kumanovës është në proces,informojnë nga Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” nga Kumanova.Rikonstruimi përfshin tërë pjesën e brendshme dhe fasadën e jashtme të objektit.Aktivitetet e ndërtimit parashikojnë sanimin dhe ripërshtatjen e: themeleve,sallën e shfaqjeve,skenën,zyrat,hapësirave ndihmëse dhe kabinave për zërim dhe ndriqim.

Mjetet janë të siguruara nga Ministria e Kulturës,në vlerë prej dhjetë milionë denarë,dhe sipas pritjeve dhe kontratës me kontraktuesin,është paraparë kjo pjesë e punimeve të përfundojë deri në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm – njoftoi drejtori i Qendrës për Kulturë të Kumanovës,Sasho Todorovski.

Ndërtesa e Teatrit është e vjetër pothuajse 70 vite dhe kjo është një nga rikonstruimet më intensive.Autoritetet nga institucioni presin që deri në fund të vitit ministria të ndajë mjete shtesë për vitin e ardhshëm,për fazën e dytë të rikonstruimit të plotë.

Teatri i Kumanovës prodhon çdo vit rreth dhjetë shfaqje premiarë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.Gjatë kësaj periudhe të gjitha shfaqjet premierë dhe reprizat do të luhen në sallën e Qendrësa për Kulturë në përputhje me protokollet shëndetësore.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе