Këtë të premte me fillim në ora 20:00,Orkestra e Filarmonisë do të mbajë koncertin me titull “Mastreklas me Lajovic” në të cilin si solist do të performojë violonçelisti maqedonas Paskal Krapovski.Programi përfshin vepra nga Rosini,Hajdn dhe Dvorzhak.
Koncerti do të udhëheqet nga dirigjentë të rinj të cilët do të marrin pjesë në masterklasin të udhëhequr nga maestro i njohur slloven Urosh Lajovic.Ata këtë javë janë duke punuar me Orkestrën e Filarmonisë,ndërsa të premten koncerti do të udhëheqet nga më të mirët.
Urosh Lajovic punon në Filarmoninë Sllovene,fillimisht si ndihmës dirigjent,dhe që nga viti 1978 si dirigjent i përhershëm.Gjatë karrierës së tij mbi dyzetëvjeçare ka mbajtur mbi 1400 koncerte,ka dirigjuar me më shumë se 90 orkestra dhe ansamble të ndryshme simfonike dhe ka bashkëpunuar me mbi 900 solistë.
Angazhimi profesional i Paskal Krapovskit si udhëheqës violonçelist në Filarmoni i mundëson të meret në mënyrë aktive me muzikë karetrale si anëtar i trios “Parnasus”, dhe të “Music Progressive Quartet”.Krahas veprimtarisë performuese,merret në mënyrë aktive me veprimtari pedagogjike dhe hetimore.