Koncert në izolim me Dino Imerin në Muzeun e Luftës Maqedonase

од admin_kult

Më 9 maj, e shtunë, me fillim në ora 18, në Muzeun e Luftës Maqedonase do të performojë pianisti me renome nga Maqedonia, Dino Imeri.

Qasje ekskluzive drejtpërsëdrejti me titull “Koncert në izolim” do të përmbajnë performime të veprave të Betovenit, Bramsit, Debisit, Rahmanjinovit etj. Koncerti i cili do të mbahet në sallën e muzeut, publiku mund ta përcjellë drejtpërdrejtë përmes profilit të muzeut në rrjetin social “facebook”.

Dino Imeri (1990) është njëri nga pianistët më me renome në Maqedoni. Ka mbajtur koncerte dhe ka pasur sukses të madh në filarmoninë e Strasburgut, Sofjes dhe në Filarmoninë e Maqedonisë, me orkestër të simfonisë dhe kamerës të FAM, Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Orkestrinë me kamera të Rinisë Muzikore të Maqedonisë.

Është fitues i një numri të madh të çmimeve dhe mirënjohjeve, ndërsa shënon edhe një numër të madh të incizimeve ndërkombëtare diskografike. Prej dhjetorit të vitit 2018 e arriti titullin docent në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе