Koncert nga “Big bend orkestra” dhe kitaristët më të mirë maqedonas

од admin_kult

Në parkun para Qendrës Kulturore Rinore,mbrëmjen e sotme më 24 gusht me fillim në ora 21:00 di të zhvillohet koncert me titull: “SHXHM Big bend orkestra dhe heronjtë maqedonas të kitarës”.

Organizatorët njoftojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë dhe unike që do të bashkojë të gjithë kitaristët më të mirë maqedonas në të njëjtën skenë,të shoqëruar nga SHXHM “Big band orkestra” nën dirigjim të Xhijan Emin.

Petar Renxhov,Igor Atanasovski – Hare,Venko Serafimovski,Vlatko Stefanovski,Dimitar Bozhikov,Adi Imeri,Zoran Kostadinovski,Sasha Spasovski – Kroker,Predrag Ikonomovski dhe Aleksandar Pop Hristov,janë dhjetë herojtë maqedonas të kitarës të cilët do të jenë pjesë e këtij eventi,i cili do të jetë një lloj samiti i kitaristëve më të mirë nga vendi ynë.

Në program do të interpretohen vepra të xhazit me famë botërore,të aranzhuara për big-band performimin nga anëtarët e Shoqatës së Muzicientëve të Xhazit – Zoran Kostadinovski,Trajçe Velkov,Gordan Spasovski,Sashko Nikolovski,Damir Imeri dhe Xhijan Emin.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе