Koncert nga Besiana Mehmedi,Alba Muçolli Dehiri dhe Pranvera Hoxha në Sofje

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Sofje,sot do të zhvillohet koncert nga Besiana Mehmedi – mecosoprane dhe pianistet Alba Muçolli Dehiri dhe Pranvera Hoxha.

Emri i Besiana Mehmedit,renditet në një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare.Është fituese e çmimeve të shumta muzikore dhe është e përfshirë në riprodhimin dhe interpretimin e disa hiteve popullore shqiptare.Në mënyrë aktive mer pjesë në festivale të ndryshme,koncerte dhe programe televizive në Kosovë,Maqedoninë e Veriut,Shqipëri dhe në vende tjera të rajonit.

Alba Muçolli Dehiri ka përvojë 15 vjeçare ,si mësuese e pianos në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë,Kosovë.Alba ka performuar në koncerte të zhvilluara në Kosovë,Maqedoninë e Veriut,Shqipëri,Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Gjermani.

Pranvera ka marrë pjesë në festivale të shumta muzikore,gjithashtu ka realizuar bashkëpunime të shumta me solo këngëtarë dhe instrumentalistë.Ka zhvilluar koncerte të shumta solo në Shqipëri,Mal të Zi,Belgjikë,Maqedoni,Francë,Serbi dhe  në Austri.

Koncerti i mecosopranes Besiana Mehmedi dhe pianisteve Alba Muçolli Dehiri dhe Pranvera Hoxha, fillon në ora 18:30 në Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Sofje.

 

 

 

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе