Koncert i „Sintezis“ për nder të 61 vjetorit të „Verës së Ohrit“

од admin_kult

Grupi „Sintezis“ do të mbajë sonte koncert më ora 21 në teatrin Antik, për nder të ditëlindjes së 61, të festivalit „Vera e Ohrit“. „Sintezis“ i kombinon rrënjët e trashëgimisë së muzikës popullore në versione bashkëkohore, duke shfrytëzuar instrumente origjinale maqedonase: kavall, gajde, lodër, tarabuka dhe tambura.

Grupi muzikor është themeluar në vitin 1995,  dhe që atëherë tërësisht është i përshtuar në studimin e thellë në pasurinë e paçmuar të muzikës burimore në vend. Emri „Sintezis“ e shpreh konceptin e grupit të muzikës-sintezë të fituar në kombinim me tingujt tradicionalë me aranzhmane bashkëkohore.

Gjatë viteve, ata kanë bashkëpunuar me muzikantë dhe brende të shquarа. Si mirënjohje për kontributin e madh që „Sintezis“ e jep në afirmimin e muzikës dhe kulturës maqedone përmes koncerteve të shumta në tërë botën (Japoni, Izrael, SHBA, Itali, Francë dhe shumë të tjerë), në vitin 2006, Oda ekonomike e Maqedonisë, bendin e shpalli për ambasador nderi në kulturën maqedone. Në vitin 2008 në Split, ata fitojnë çmimin për Kontribut në zhvillimin e kulturës së turizmit, ndërsa në të njëjtin vit nga ana e „Toronto Ekskluziv Magazin“ fitojnë çmimin për grupin më të mirë instrumental dhe shumë çmime të tjera, të cilat flasin për specifikacitetin dhe cilësinë muzikore.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе