Festivali i Filmit të Galiçnikut – „Vetja për tënden!“

од admin_kult

Në fshatin piktoresk Galicnik, prej sot deri të dielën do të mbahet edicioni i dytë „Festivali i filmit të Galiçnikut “. Festivali e promovon artin  e filmit me metrazh të shkurt, por edhe autorë të rinj të filmit dhe arritjet e tyre nga rajoni dhe më gjerë. Projeksionet do të mbahen nën qiell të hapur, ndërsa orët e natës janë të rezervuara për koncerte me muzikë filmike. Festivalin e organizojnë „Darma film“ dhe bashkësia lokale e Galiçnikut.

Selektimi përfshin 26 filma nga e tërë bota, në tre kategori garuese: film, dokumentar dhe film i animuar me metrazhë të shkurt. Në hapjen e festivalit do të jepet filmi „Afishe“ me skenar dhe regji të Georgi M. Unkovski. Në mënyrë ploëtsuese, vizitorët e Galiçnikut fundjavës do të kenë mundësi ta shikojnë edhe “Kavall” të Sasha Stanishiq.

Në kuadër të festivalit do të jepen edhe disa premiera evropiane, por edhe filma që kanë garuar për „Oskar“, festivalin e filmit në Kan, Sandens e të tjerë.

Projeksionet do të mbahen nën qiell të hapur, ndërsa orët e natës janë të rezervuara për koncerte me muzikë filmike. Festivalin e organizojnë „Darma film“ dhe bashkësia lokale e Galiçnikut. Programi i festivalit është pa pagesë.

„Festivali i filmit të Galiçnikut“ mbështetet nga Agjencioni i filmit dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе