Me rastin e Ditës Botërore të Operës,mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:00,në Operën dhe Baletin Nacional,do të zhvillohet koncert i solistëve të Operës dhe Baletit Nacional.
Në koncert do të performojnë solistët: Marjan Jovanoski (bariton), dhe Vladimir Sazdovski (bas),ndërsa e ftuar do të jetë Sandra Mitrovska (soprano),e shoqërur në piano nga Elena Siljanoska.
Programi përfshin arie dhe duete nga operat e P.I. Çajkovski,Xh. Verdi,U. Xhordano,A. Dvorzhak dhe P. Maskanji.