Kole Angelovski me premierën e filmit “Zogu me kokën mes këmbëve” në Teatrin e Dramës,feston 60 vite karrierë aktive artistike

од admin_kult

Në Teatrin e Dramës në Shkup,nesër (10 nëntor) është caktuar premiera e shfaqjes “Zogu me kokën mes këmbëve” në regji të Kole Angelovskit.Me këtë shfaqje,për të cilën Angelovski e ka shkruar tekstin,ai shënon edhe 60 vite karrierë aktive artistike.

Bëhet fjalë për një komedi të çuditshme me një fund të lumtur.Historia pasqyron situatën me pandeminë,situatën sociale dhe politike në vend.Gjegjësisht flet për mënyrën sesi sillen njerëzit në situata të çuditshme dhe serioze,dhe e gjithë kjo është e paraqitur nga një kënd pozitiv dhe komik.

Në shfaqje do të luajnë:Stefan Vujisiq,Maja Velkoviq – Panovska,Blagoj Çorevski,Gjokica Lukarevski,Marija Kondovska,Atanas Tanovski,Kalina Naumovska,Blagica Dimitrovska dhe Simon Manaskovski.Skenografia është e Ilina Angelovska,kostumet janë të Rade Vasilev,ndërsa muzika e Kokan Dimushevskit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе