Ekspozita,projeksione dhe diskutime në Qendrën Kulturore të Rinisë me rastin e “50 vite film i animuar maqedonas”

од admin_kult

Me projeksion të filmit të parë të animuar maqedonas “Embroi № M” të Petar Gligorovskit,nesër me fillim në ora 20:00 në Qendrën Kulturore të Rinisë do të shënohet jubileu “50 vite film i animuar maqedonas”.

Përndryshe,Petar Gligorovski,Darko MarkoviqmBoro Pejçinov dhe gjashtë autorë të jerë janë gjeneratë që vendosi themelet e animacionit maqedonas.Këta autorë aritën zenitin e tyre në fund të viteve të 70-ta dhe fillim të viteve të 80-ta – duke krijuar filma të shquar që morën pjesë dhe morën vlerësime të rëndësishme në festivalet e mëdha botërore,duke përfshirë “Ariu i argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Në kuadër të shënimit të jubileut,do të hapet ekspozitë me artefakte nga “epoka e artë” e filmit të animuar maqedonas (1971 – 1991),si dhe ekspozitë me artefakte nga autorët aktual të filmit të animuar që e përbëjnë skenën sot.Përpos ekspozitave,janë të parapara diskutime,projeksione të filmave,si dhe prezentim i publikimit “Filmi i animiuar maqedonas 1971-1991” që është rezultat i punës hulumtuese të Ivan Ivanovskit dhe të Slobogan Jaqoskit.

Ngjarja është nën organizim të Shoqatës së Punonjësve të Filmit të Maqedonisë në partneritet me Konotekën e Maqedonisë,Vardar Film dhe Qendrës Kulturore për të Rinj me mbështetje të Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе