Kinoteka vazhdon projektin “Klasa e Filmit”

од admin_kult

Kinoteka vazhdon me projektin “Klasa e Filmit” projekti për edukim kreativ në fushën e filmit dhe trashëgimisë audiovizuele,destinuar për nxënësit e shkollave të mesme,ndërsa këtë vit inicon një projekt të ri për mësimdhënësit dhe profesorët,dhe atyre do t’u dedikohet klasa e parë e filmit.Projekti do të filloj më 16 tetor dhe do të zgjasë dhjetë javë.

Motoja e klasës interaktive të filmit është: “Shiko filma,mëso dhe krijo”.Do t’u mundësojë pjesëmarrësve të njihen me trashëgiminë kulturore audiovizuele nacionale dhe me bazat e gjuhës së filmit,ndërsa do të kenë mundësinë të krijojnë etydet e tyre origjinale të filmit,të frymëzuara nga thesari i pasur i kinematografisë maqedonase.

Klasat e filmit do të mbahen çdo të shtunë në hapësirat dhe në sallën e kinemasë së Kinotekës.Do të ketë pesë orë shkollore kushtuar një teme,të cilat do të përbëhen nga ligjerata,ushtrime dhe punëtori kreative,shikim të filmave dhe diskutime.Ligjërues do të jenë filmologë nga Kinoteka dhe profesionistë të filmit.

Projekti është i financuar nga Ministria e Kulturës,dhe krijuesi i ardhshëm është regjisorja Maria Xhixheva,e cila poashtu do të jetë koordinatore dhe moderatore e ligjëratave.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе