Janë ndarë një milion denarë për mbrojtjen e arkitekturës dhe pikturimit mural për Manastirin Matejç

од admin_kult

Në kuadër të Programit vjetor për financimin e projekteve në sferën e mbrojtjes të pasurive të paluajtshme për vitin 2021, Institucionit kompetent -Qendra për Konservim Nacional i është aprovuar projekt në vlerë prej 1.000.000,00 denarë për intervenime  mbrojtëse  të arkitekturës dhe pikturimit mural të kishës në fshatin Matejç.

Siç informuan nga Ministrija e Kulturës, intervenimet do ti realizojë Institucioni Nacional-Qendra për Konservim, ndërsa janë të parapara: pastrimi, largimi i barnishtave,vënja në funkcion të kanalit egzistues të kullimit, sanimi i dyshemesë së dëmtuar, ndrrimi i pllakave të dyshemesë në kishë, intervenimi në pikturimet murale dhe thyerjen e malterit të dëmtuar në hapsirat e nefeve në brendinë e kishës.

Në kuadër të intervenimeve mbrojtëse, do të përforcohen dhe do të bëhet thurja e pjesëve të dëmtura të pikturave të shkepura nga mbajtësi në murë, ndërsa do të ndërmeren masa të caktuara tek këmbana :montimin e portës  hyrëse dhe sanimin e pjesërishëm të çatisë së dëmtuar.

Në përputhje me dinamikën e paraparë për realizimin e programit vjetor, Institucioni kompetent-Qendra Nacionale për Konservim, parashikon punimet të fillojnë në qershor të këtij viti.

Gjatë vitit 2020, me kërkesë nga Institucioni Nacional-Qendra për Konservim, ishin të aprovuara 300.000,00 denarë për realizimin e  intervenimeve urgjente të parakohëshme të kishës “Uspenie na Presveta Bogorodica” në manastirin në fshatin Matejç.

Intervenimet ishin të zbatuara në pjesën e parë të nëntorit dhe përfshijnë masa korigjuese të të gjitha elementeve të dëmtuara nga mbulesa e çatisë së kishës dhe mirëmbajtjen e mureve lidhëse, si dhe mbylljen  e kornizave dekorative tek  dritaret e dëmtuara të kishës.

Faltorja kushtuar Nënës së Zotit, është e vendosur mbi fshatin Matejç, është një nga monumentet më përfaqësuese të artit bizantin në tokën  maqedonase. I vendosur në malin më të lartë në Malin e Zi në rajonin e Shkupit, manastiri pasqyron majat e prodhimit të  artit mesjetar  në teritorin maqedonas. Kisha e Manastirit është e ndërtuar në shek. XIV nga ana e Car Dushanit, ndërsa pas vdekjes së tij, bashkëshortja Elena dhe djali Urosh e kanë rindërtuar dhe pikturuar atë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе