Ekspozita ”Grafikë studentore”

од admin_kult

Fakulteti i Artit Figurativ pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup,Katedra e grafikës dhe Fondacioni “Dragutin Avramovski – Gute” për të 34 herë e organizon ekspozitën “Grafikë studentore –Dragutin Avramovski – Gute”.Ekspozita do të jetë e hapur sot në ora 13:00 në galerinë e Fakultetit të Artit Figurativ.

Në hapjen e ekspozitës,do ti ndahet çmimi për vepër më të suksesshme grafike të realizuar në vitin akademik 2020/2021,studentit të vitit të 3-të në Katedrën për grafikë Stefan Bozhinovskit,si dhe mirrënjohje për studentët,veprat e të cilëve janë përfshirë në listën e përzgjedhjes më të ngushtë.Marrin pjesë studentë nga të gjitha vitet e studimit të Katedrës për grafikë dhe të Katedrës për Pedagogji të Artit – drejtimi grafikë.Ashtu si në vitet më parë janë të ekspozuara dhe pllakata të dizajnuara për ekspozitën e këtij viti nga studentët e vitit të katërt,të cilët ndjekin mësimin në modulin e dizajnit grafik.

Tradicionalisht,për vepër grafike më të mirë të kryer për vitin akademik 2020/21,do të ndahet çmimi në shpërblim në të holla nga Fondacioni i familjes “Dragutin Avramovski – Gute”,ndërsa studenti i shpërblyer do të ketë mundësinë për prezentim personal gjatë vitit të ardhshëm akademik në galeritë e Fakultetit të Artit Figurativ.

Këtë ekspozitë e organizon Fakulteti i Artit Figurativ pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Fondacioni “Dragutin Avramovski – Gute” e ndan çmimin me po të njëjtin emër që nga viti 1988,ku për të parën herë u nda pas vdekjes së tij,në nder të profesorit dhe njëri nga themeluesit e Katedrës për grafikë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе