Në Muzeun e Artit Modern – Shkup sot (ora 16), deri në shkurt të vitit të ardhshëm, do të jetë e hapur ekspozita “E gjithë dashuria”. Nën përkujdesjen e Mira Gaqika dhe Jovanka Popova.
Muzeu është i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 10, por për shkak të specifikës së veprave të ekspozuara, kuratorët sugjerojnë se ekspozita është më së miri të shihet mes orës 16 dhe 20, përpos të dieles kur muzeu punon deri në ora 13.
Puna do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara për organizimin e ngjarjeve publike në kushte të pandemisë.
Në kuadër të ekspozitës me vepra të veta, instalime artistike dhe video, do të prezantohen 11 artistë nga vendi dhe autorë të njohër botëror, që sot mbajnë ekspozita në të gjitha qendrat e njohura botërore nëpër botë si Tejt, Bobur, Gugenhajm, Moma Nju-Jork.
Ekspozita “Egjithë dashura” I analizon gjendjet e unitetit dhe solidaritetit në kontekstin lokal dhe global capitalist. Qëllimi i ekspozitës është përmes analizës dhe dërgesave konkrete artistike, ta hulumtojë etikën, estetikën dhe politikën e dashurisë si radikalizëm. Ekspozita është e financuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.