Ekspozita “Në Srem” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 maj

од admin_kult

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 maj,në Muzeun e R. së Maqedonisë së Veriut,nesër më 18 maj,me fillim në ora 12:00 do të hapet ekspozita “Në Srem”.Në ekspozitë do të jenë të shfaqura mbi 120 fotografi,të zgjedhura nga fotodokumentacioni i pasur i ruajtur në Muze.Përmes fotografisë dhe tekstit ekspozita e ndjek rrugën luftarake të njësive maqedonase,oficerëve dhe luftëtarëve,si dhe trazirat e tyre në Frontin e Sremit dhe në operacionet përfundimtare për çlirimin e Jugosllavisë dhe fitoren ndaj fashizmin,në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Autor i ekspozitës dhe i tekstit për katalogun është m-r. Zdravko Stojkoski,kurator- historian në Muze.Ekspozita do të jetë e hapur deri më 31 gusht të vitit 2021,në pajtueshmëri me protokollet e vendosura për shkak të pandemisë KOVID 19-të.

Realizimi i kësaj ekspozite korrespondon me temën e kremtimit të këtij viti të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve: ”E ardhmja e muzeve-Rikuperimi dhe rimendimi”.Kriza e shkaktuar nga pandemia i shtyn muzetë që të gjejnë forma të reja të përvojës kulturore,me një fokus të rëndësishëm të digjitalizimit dhe të promovimit të përmbajtjeve të muzeve në mediat socile.Në këtë drejtim është edhe realizimi i kësaj ekspozite.Gjegjësisht,më 9 maj,ekspozita , ”Në Srem” ishte e ekspozuar në platformën digjitale,në platformën e re elektronike të Muzeut-www.izlozba.mk.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе