Java e Filmit Italian dhe dekoratë për drejtorin e Kinotekës

од admin_kult

Me projekcion të filmit artistik “Bukë dhe çokollatë” të Franko Brusati,sonte më 17 maj,me fillim në ora 20:00,në skenën e kinemasë verore “Verë e qetë” (në oborrin e Kinotekës fillon “Java e Filmit Italian”.

Para hapjes së këtij cikli filmik,ambasadori i R. së Italisë do ta dekorojë drejtorin e Kinotekës,Vladimir Angelovin,me një amblem dhe pllaketë të “Rendit të kalorësve – Ylli i Italisë” – dekoratë të cilën e ndan kryetari i Italisë,me rekomandim të ministrit të punëve të jashtme të Italisë,për merita të veçanta në promovimin e kulturës dhe kinematografisë italiane në Maqedoni.

Angelov- i njohur për publikun kulturor si redaktor dhe përzgjedhës i programeve filmike në Kinotekë dhe i një varg festivale filmash në vend,autor i artikujve të shumtë profesional në fushën e kritikës së filmit,historisë dhe teorisë – me këtë dekoratë do të bëhet Kalorës i Rendit të kalorësve Yllit të Italisë.

Cikli i filmave italian,projekcione të cilat do të zgjasin gjer më 23 maj,përfshijnë tituj dhe tema në lidhje me emigracionin,të realizuara nga autorë të shquar gjatë periudhës së gjysmë shekullit – nga vitet e 70 deri në produksionin më të ri të dekadës së parë të shekullit të ri.Nga Kinoteka informojnë se në rast se bie shi,disa nga projeksionet,në vend se në oborr dhe në kinemanë verore “Verë e qetë” të Kinotekës,do të zhvillohen në ambient të mbyllur në kinosallën e Kinotekës.Sporteli i biletave do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 19:00,ndërsa projeksionet janë falas dhe do të fillojnë në ora 20:00.Projeksionet do të zhvillohen në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet për mbrojtje nga KOVID – 19-të.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе