Ekspozita e kostumeve rome nga Shkupi,ekspozitë multimediale për zanatet rome nga antropologu Daniel Petrovski, dje u hap në Galerin ,, KO-RA” në Pallatin e Kulturës ,,Koço Racin” në Shkup.
U prezantuan 15 kostume të grave rome dhe përfaqësojnë një trashëgimi të rëndësishme kulturore, të ndara në tre pjesë: kostume për përdorimin e përditshëm, kostume festash dhe kostume martese.
Bëhet fjalë për një projekt të Shoqatës ,,Romano Ilo”-në Shkup në bashkëpunim me Pallatin e kulturës ,,Koço Racin”-Shkup dhe Muzeun e Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti është me temë të muzikës rome dhe do të mbahet sot , në ora 16 në sallonin e ri.