Në sallën e ekspozitës të Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, sot (26.11.2021) me fillim në ora 19:00 do të hapet ekspozita bienale e grafikëve ”Tipografët kumanovarë 2021”.
Në ekspozitë do të prezantohen njëzetë grafika të punuara në disa teknika grafike nga produksioni më i fundit i grafikëve akademik: Zoran Jakimovski, Miroslava Cvetkoviq, Stefan Jakimovski, Hanife Islami,Aleksandar Stefanovski, Milena Arsovska, Valentina Ilijevska, Simona Jakimovska, Ana Jovanovska, Stefan Ançevski dhe Dejvid Stoilkovski.
Ekspozita do të jetë e vendosur deri më 09.12.2021 dhe më pas do të prezantohet para adhuruesve të grafikës në Negotinë.