Në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,është e vendosur instalim ekspozita “Peisazhe Fascinante” nga artisti i Prilepit Atanas Atanasovski.
Nga Qendra për Kulturë,theksuan se banorët e Prilepit kanë mundësinë të ndjekin ekspozitë interesante,e cila është pjesë programit për punë të institucionit për vitin 2021,e mbështetur nga Ministria e Kulturës.
“Atanas Atanasovski,i cili nga materialet e recikluara realizon instalim ekspozita,gjatë këtyre ditëve ai paraqitet me vepër të re në Galerinë e Arteve.Kësaj radhe është instalimi “ Instalimet e Peisazhit”,ndërsa ideja për realizimin e projekteve është vazhdim i atyre të mëparshmeve,qëllimi i të cilave është kërkimi i estetikës së harmonizimit të bashkëjetesës midis natyrës dhe njeriut”,theksojnë nga ky institucion nacional.