Në galerinë “Osten” sot (3 nëntor) me fillim në ora 19:00,do të hapet Galeria e 53-të botërore e karikaturës,në të cilën do të ekspozohen 32 karikatura nga karikaturistët e nominuar dhe të shpërblyer në kuadër të projektit “BE – Punë në vijim”,organizuar në partneritet me Gete – Institutin në Shkup.
Në kuadër të programit do të mbahet një punëtori për karikaturistët e rinj nga rajoni,ndërsa ligjërues është Luk Deshimaker nga Belgjika,ndërsa të enjten në Qendrën Informative të BE-së në Shkup do të zhvillohet panel – diskutim me temë: “Shpresat dhe frika për qasje në BE – përmes syrit të mprehtë të karikaturistit”.
Ngjarja do të realizohet me respektimin e të gjitha protokolleve për organizim të ngjarjeve publike.