Ekspozitë jubilare me ratin e 150 vjetorit nga lindja e Gjorgji Zografskit

од admin_kult

Në Galerinë Nacionale,objekti Çifte Hamam,sot (3 nëntor) me fillim në ora 19:00, do të hapet ekspozita jubilare “Gjorgji Zografski (1871 – 1945)”,150 vite nga lindja e tij.

Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen rreth 50-të vepra (ikona dhe piktura) nga të gjitha fazat e krijimtarisë së autorit.Ato janë pjesë e koleksioneve të: Galerisë Nacionale;Muzeut Popullor të Velesit;kishave “Shën Panteleimoni”,”Shën Spasit”,”Shën Dimitri”,”dhe “Fjetja e Shën Mërisë”- Manastir; familja Zografski;si dhe një sërë pronarësh privat.

Zografski,zografi i fundit i familjes Renzovci,ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e artit figurativ maqedonas në gjysmën e dytë të shekullit të XIX dhe fillimin e shekullit të XX.

Krijimtraija e tij përfshin portrete,kompozime historike,pejsazhe dhe natyrë të vdekur.Kuratorë të eskpozitës janë Slavica Aleksoska dhe Maja Nedelkoska – Brzanova.

Ekspozita do të zgjasë deri më 26 nëntor të këtij viti.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе