Doli nga shtypi libri i parë për lokalitetin “Carevi Kulli” në Strumicë

од admin_kult

Doli nga shtypi botimi “Carevi Kulli – Strumica (nga parahistroia e deri te Perandoria Romake) – Libri i parë”, që paraqet një fryt të hulumtimeve në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, të një prej vendeve më të rëndësishme të Strumicës, lokalitetit arkeologjik Carevi Kulli.

Autor i kësaj monografie është m-r Zoran Rujak; arkeolog dhe hulumtues i vjetër i këtij lokaliteti. Monografia është shkruar në një stil të famshëm shkencor dhe ofron njohuri të reja dhe intriguese për kulturën shpirtërore dhe materiale sipas eopkave të ndryshme kohore. Ajo paraqet edhe një dëshmi për qytetin e Strumicës në tentimin për të zbardhur të kaluarën e pasur kulturore-historike.

Botues është IP “Enti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe Muzeu, Strumicë”, ndërsa botimi i monografisë është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës. Në përgaditje e sipër është edhe libri i dytë “Carevi Kulli – Strumica (Nga Perandoria Romake e deri në mesjetën e vonshme)” në të cilën do të përpunohen mbetjet materiale dhe kultura shpirtërore e lokalitetit, duke filluar nga shekulli i I-rë, e deri në shekullin e XX-të.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе